Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Hoxha: Zgjedhjen do ta bëni ju, pa manipulime, pa vota të tjetërsuara e banorë ekstra

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Hoxha: Zgjedhjen do

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Reagimi i Shkëlqim Hoxhës:

Motra dhe vëllezër, banorë të Rrogozhinës!

Nuk u ndalem kundrejt padrejtësive dhe ja ku jemi përsëri duke e kthyer edhe njëherë vullnetin e lirë tek populli sovran. Zgjedhjen për Bashkinë e Rrogozhinës duhet ta bëni JU, pa manipulime, pa vota të tjetërsuara e banorë extra në Rrogozhinë.

Beteja ligjore na dha të drejtë duke vendosur për rivotim dhe beteja jonë për Rrogozhinën vazhdon...

Çdo përpjekje, çdo sakrificë e ekipit tonë u bë për të respektuar vullnetin tuaj, për tu përballur me padrejtësitë.

Ne jemi gati, edhe njëherë, bashkojmë forcat dhe shkojmë për ndryshimin e Rrogozhinës!

EMISIONET