Përmbytjet në Kuçovë, Bozdo: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Pasi pushoi shiu dhe doli dielli, deputeti demokrat Eno Bozdo u zgjua sot nga gjumi dhe akuzoi qeverinë Rama si shkaktare për përmbytjet e fundit në vend, teksa kërkoi edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe fatkeqësisë natyrore.

Si kreu politik i qarkut të Beratit dhe njëkohësisht deputet i asaj zone, Bozdo u kujtua pas disa ditësh të denoncojë faktin se Bashkia e Kuçovës ka treguar një paaftësi totale dhe se ende nuk ka një reagim të qartë se si do të veprohet me dëmshpërblimet.

Ai kërkoi që autorët përgjegjës të përgjigjen para ligjit, pasi portat e hidrocentralit të Banjës u hapën pa paralajmërim, duke shkaktuar mijëra hektarë të përmbytura dhe dëme katastrofike.

“Prej nje jave tashme, banoret e qarkut Berat, Shkoder, Fier, Gjirokaster, Durres dhe Lezhe po vuajne pasojat e neglizhences dhe korrupsionit te qeverise dhe ndodhen aktualisht ne meshire te fatit prej permbytjeve te shkatura jo me shume nga moti, se sa nga vjedhja e fondeve per te perballur me raste te kesaj natyre!

Qindra hektare toke jane permbytur ne Kucove, vecanerisht ne Kozare, Salce-Kozare dhe Ferras. Permbytja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem dhe ka ardhur si pasoje e hapjes pa asnje paralajmerim te portave shkarkuese te Hidrocentralit te Banjes.

Banoret e Kucoves dhe ne vecanti te Kozares, Salce-Kozare dhe Ferras, jane gdhire papritur dhe pakujtuar nen meshire te fatit, nen permbytjen totale te shkaktuara nga ujrat e Devollit dhe te atyre qe happen menjehere portat shkarkuese

Qindra e ndoshta mijera hectare toke jane permbytur, qindra familje dhe fermere kane pesuar deme te pallogaritshme nga kjo katastrofe jo aq natyrore, por e shkaktuar nga keqmenaxhimi, dhe jo vetem nga ana e subjektit qe operon ne lumin Devoll, por mbi te gjitha nga ana e pushtetit vendor i cili duhet t`i kishte paraprire kesaj situate dhe te kishte njoftuar me kohe banoret per permbyrjen e shkaktuar nga njeriu, dhe jo nga kushtwet e motit.

Kete procedure e kerkon ligji, dhe ligji eshte shkelur teresisht!

Mexhaxhimi i shkarkimeve eshte qartazi i percaktuar ne Rregulloren e Digave, dhe sigurisht, nqs procedura do te ishte ndjekur me rigorozitet, shkarkimet pjesore do te kishin filluar prej ditesh, sepse ishte shume i qarte fakti se parashikimi i motit tregonte per rreshje te shumta ghjate gjithe javes se kaluar.

Per me teper, pushteti vendor, dmth Bashkia Kucove, duhet te kishte lajmeruar banoret e saj pikerisht per hapjen e portave shkarkuese, ne menyre qe keta te merrnin masat per te minimizuar demet. Por as kjo nuk eshte bere. Kjo tregon nje paaftesi dhe neglizhence totale nga ana e Bashkise Kucove, dhe per kete gje, pergjegjesit duhet te mbajne pergjegjesi perpara ligjit.

Demet e shkatuar jane shume te medha. Per momentin asnje ndihme konkrete ne terren, pervecse premtimeve per mbeshtetje. Dy muaj me pare, e njejta histori permbytje ndodhi me Dimalin, Kucoven dhe Beratin. Kerkesen tone per demshperblim te plote te familjeve dhe fermereve, qeveria e hodhi poshte me arrogance.

Por ne rastin konkret, kemi te bejme me nje permbytje plotesisht te menaxhueshme, nqs do te funksiononin hallkat e qeverisjes qendrore dhe vendore. Keshtu kjo eshte nje permbytje e shkaktuar nga njeriu, dhe jo nga Perendia.

Partia Demokratike ka kerkuar zyrtarisht sh[palljen e gjendjes se “Fatkeqesise Natyrore”, prandaj po e riperseris kete thirrje! Per famlijaret dhe fermeret e Kucoves dhe Dimalit, si dhe per cdo famlije, fermere, qyetare te prekur sadopak nga kjo permbytje, kerkojme edhe nje here demshperblim te plote 100% per demin e shkatuar.

Ne rastin kobnkret, po pergatisim padine per shkataret e kesaj permbytje, e cila ishte e parashikueshme dhe mund te minimizohej.

Shkaktaret do te perballen me ligjin”– deklaroi Bozdo.

EMISIONET