Gjyqi për dosjen “Partizani” në GJKKO: Avokatja e Berishës sfidon akuzat e prokurorisë

Gjyqi për dosjen “Partizani” në GJKKO: Avokatja e

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, hodhi dyshime mbi bazën e akuzës dhe mënyrën e hetimit.

Sipas mbrojtjes, prokuroria ka ndjekur një qasje të gabuar, duke filluar me gjetjen e autorit dhe më pas të veprës penale. “I vetmi argument i prokurorisë është fuqia që zotri Berisha ka pasur si Kryeministër, por nuk sqarohet mënyra se si ai do të kryente një vepër penale,” tha avokatja.

Gjyzari theksoi gjithashtu se prokuroria nuk ka provuar sesi Berisha përfitonte nga Fatmir Bektashi dhe se pretendimi se ai do të merrte përfitimin dy vite pas përfundimit të mandatit, në 2015, është i pabazuar.

Avokatja gjithashtu shpjegoi se prokuroria ka kërkuar aktin e shpronësisë, por një i tillë nuk ekziston. Ai që përmendet është akt shpronësimi nga periudha komuniste, i cili ende nuk është rikthyer pronarëve ligjorë, në këtë rast familjes Begeja. “Në këtë logjikë, çdo qytetar do të ishte i hetuar, pasi në një moment do t’i ktheheshin pronat e tij,” shtoi Gjyzari.

Mbrojtja sfidon kështu kompetencën e prokurorisë dhe mungesën e prova konkrete lidhur me pretendimet e korrupsionit.

EMISIONET