Përkeqësimi i motit, Balla: Policia dhe strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet

Përkeqësimi i motit, Balla: Policia dhe strukturat shtetërore

Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet, pas përkeqësimit të motit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla  në një reagim u shpreh se, grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Balla tha se, drejtuesit e automjeteve duhet të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

EMISIONET