Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës, Mziu: Mazhoranca nuk është hera e parë që e shkel Kushtetutën
Deputeti Xhelal Mziu ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për seancën që do mbahet sot në Kuvend, që vjen pas tensioneve dhe përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës në seancën e kaluar. Në një njoftim gjatë paradites së sotme, Kuvendi njoftoi se deputetët e përjashtuar do lejohen të marrin pjesë në seancë.
Mziu u shpreh se kjo mazhorancë nuk është hera e parë që bën shkeljen e Kushtetutës.
"Kjo mazhorancë nuk është e para herë që bën shkeljen e Kushtetutës. Edhe për rastin për të cilin po flasim për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, ishte një vendim i njëanshëm nga komisioni i Etikës po prap duke shkelur rregulloren sepse duhet po prap që personat ndaj të cilëve merret masa përjashtimore duhet të thirren në Komision.
Komisioni duhet të jetë pozitë-opozitë, asnjë nga këto kritere nuk përdori. Data ishte 19, maksimumi që Komisioni i Etikës ka ndaj një deputeti është lënia jashtë e tij për 10 ditë. Në fakt ngjarja ka ndodhur me datë 19, cka do të thotë se duhet të ishte deri me 28, por ato bënë një kapërcim tjetër morën vendimin me datë 19 dhe e futën në fuqi me datë 20", tha ndër të tjera Mziu.

