Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë me Pavllo Shkarpën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 07:25

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit.
Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%.
Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

