Përfundon festa e 35-vjetorit të themelimit të PD-së/ Gazetari Myzyraj: Berisha është nisur drejt parlamentit pas celebrimit në selinë blu

Përfundon festa e 35-vjetorit të themelimit të PD-së/

Pas këngësh dhe fjalimesh, përfundon kështu celebrimi i 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.
Për të na treguar panoramën e këtij aktiviteti ka qenë në një lidhje direkte nga selia blu, gazetari i OraNews Isa Myzyraj.

“Berisha është nisur drejt parlamentit, aty ku është duke vijuar seanca plenare maratonë që ka nisur mëngjesin e ditës së sotme.
Këtë 35-vjetor demokratët janë bërë bashkë, pikërisht në oborrin e selisë e Partisë Demokratike për të festuar krijimin e forcës  së parë politike që solli pluralizmin në vend dhe shënoi një tjetër epokë.”- u shpreh Myzyraj.

Ndërkaq, gjatë raportimit live kreu i PD-së Sali Berisha,  ndodhet në foltoren e Kuvendit duke mbajtur fjalën e tij.

 

EMISIONET