Pensionistë të Lushnjes drejt Tiranës: Do protestoj për veten time, 12 vjet s'na rriti pensionet
Ashtu si e gjithë Shqipëria edhe Lushnja do të jetë sot në protestë në Tiranë.
Sipas drejtueve të PD do të jetë një numër i konsiderueshëm qytetarësh që do të jenë në Tiranë.
Organizimi është bërë për të lëvizur me mjete të vogla pasi transporti publik nuk i përgjigjet kërkesës për shkak të frikës nga ndëshkimi.
Do të shkojmë për veten tonë, thanë dy pensionistë në pritje për tu nisur drejt Tiranës.
"Do dal të protestoj për veten time dhe për të gjithë pensionistët që kemi 12 vjet pa nga ngritur asnjë çik pensionin.
Për të gjitha skandalet që i kanë ndodhur kësaj qeverie ne duhet të protesojmë për interesat tona.
Është e drejtë, do shkoj në Tiranë për pensionin e kemi të vogël. Pension qehsarak. Më del mua 10 mijë lekë në muaj. Ai tha do ti rris, na dha 5 mijë lekë, e mbajti 80 mijë lekë, ngriti ushqime e të gjitha," thanë ata.



