Peleshi në Londër, viziton qendrën e inovacionit të Komandës Strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes

Peleshi në Londër, viziton qendrën e inovacionit të

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër. Ndalesa e parë e ministrit Peleshi ishte në, qendrën e inovacionit të Komandës Strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Peleshi theksoi se në këtë qendër ndërlidhet teknologjia dhe talenti i klasit botëror me përdoruesit në të gjithë sistemin e mbrojtjes.

Ministri në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kjo qendër është një shembull për Qendrën e re të Inovacionit që do të hapet së shpejti edhe në Shqipëri.

“Në Britaninë e Madhe, ku ndalesa e parë ishte në JHubDefence, qendrën e inovacionit të Komandës Strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, aty ku ndërlidhet teknologjia dhe talenti i klasit botëror me përdoruesit në të gjithë sistemin e mbrojtjes.

Një shembull për Qendrën e re të Inovacionit që do të hapet së shpejti edhe në Shqipëri!”, shkroi Niko Peleshi.

EMISIONET