Peleshi me kreun e ushtrisë rumune: Mbështesim përpjekjet për një mjedis të sigurt

Peleshi me kreun e ushtrisë rumune: Mbështesim përpjekjet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë, gjeneral Daniel Petrescu.

Peleshi dhe Petrescu diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes të dy vendeve.

Peleshi theksoi se Shqipëria dhe Rumania, si dy aleatë të NATO-s kanë angazhimin e plotë të mbështesin përpjekjet për një mjedis të sigurt, për të ndalur influencat keqdashëse në rajonet respektive.

“Me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë Gjeneral Daniel Petrescu, me të cilin diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes të dy vendeve.

Si dy aleatë të NATO-s kemi angazhimin e plotë të mbështesim përpjekjet për një mjedis të sigurt, për të ndalur influencat keqdashëse në rajonet respektive”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

EMISIONET