Peçi: Liderat politikë nuk janë të besueshëm, kanë treguar se nuk i mbajnë premtimet e tyre

Në “Drejt” nga Luan Rama, Ermal Peçi, gazetar tha se duhet të kuptojmë se liderat politike, duke u nisur nga historia nuk janë shumë të besueshëm sepse kanë treguar se nuk i mbajnë premtimet

Ermal Peçi: Duhen analizuar programet politike. Duhet të kuptojmë se liderat politike, duke u nisur nga historia nuk janë shumë të besueshëm sepse kanë treguar se nuk i mbajnë premtimet. Edhe kapitujt që janë hapur me Be-në kryefjala ka qenë drejtësia dhe SPAK-u.

Duhet të kuptojmë se shoqëria shqiptare ka shumë problematike, sepse po të ishim në rregull, shqiptarët nuk do të ishin larguar në masë dhe nuk do të ishte krijuar SPAK-u. Po tenton nga vendi të largohet shtresa e mesme, duke humbur një balancë.

EMISIONET