PD ua nxjerr EMRAT: Patronazhistët e PS-së janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi në listat e akredituar për vëzhgues të procesit zgjedhor të 11 Majit ka futur një numër të madh patronazhistësh të PS-së.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD Genta Vangjeli tha se deri tani kanë verifikuar 12 emra, të cilët i përmendi një për një dhe i shoqëroi me foto ku ata bëjnë postime në rrjet pro socialistëve.

Sipas PD-së në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

“Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?” – ishte pyetja që shtroi Vangjeli.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

PD ua nxjerr EMRAT: Patronazhistët e PS-së janë emëruar nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të  kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor.

Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET