PD e ndarë në zgjedhje, Beqa: Të dyja palët rrezikojnë të diskretitohen elektoralisht në 14 maj

Politologu, Mentor Beqa, shprehet tejet pesimist mbi rezultatin që dy grupimet e Partisë Demokratike do të mund të arrijnë në zgjedhjet e 14 majin nëse garojnë të ndara.

I ftuar në "Ora e Betit" ai thotë se kjo situatë do të reflektohet edhe në vend duke parashikuar një situatë akoma më të keqe pas 14 majit.

Beqa: Frika ime është që të dyja palët do të diskretitohen në 14 maj në kuptimin elektoral. PD zyrtare gjasat i ka të dalë me një rezultat jashtëzakonisht të ulët, po ashtu dhe pjesa tjetër nuk do jetë e mundshe të fitojë, kam frikë se nuk do mund të fitojë asnjë bashki.

Nëse do të jemi në këto kushte opozita do të jetë në një krizë jashtëzakonisht shumë të thellë. Po çfarë do ndodhë me vendin? Kemi një kryeministër të diskretituar në opinionin ndërkombëtar, i kapur mat në një aferë skandaloze dhe kemi nuk e heqim dot nga zyra se nuk kemi opozitë. Me 14 maj do ta kemi situatën akoma më të keqe sesa situata që kemi sot dhe ky është problemi.

EMISIONET