“PD dikur kishte akademikë”, Rama: Marku dhe Gjekmarkaj e kuptuan se ishin në “vathën” e gabuar

“PD dikur kishte akademikë”, Rama: Marku dhe Gjekmarkaj e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Lezhë, ku ka kërkuar nga qytetarët që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë kandidatin e PS, Pjerin Ndreun.

Edhe në këtë takim, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, ku është shprehur se dikur kishin njerëz akademikë, të cilët sot janë terhequr.

Këtu kreu i qeverisë përmendi Mark Marku dhe Argon Gjekmarkaj, teksa tha se ata e kishin kuptuar se ishin në “vathën” e gabuar.

Rama: Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin.

Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore. Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes.

EMISIONET