''Pati investim për shkatërrimin e opozitës'', Bumçi: Shkojmë në zgjedhje, por pa Ramën kryeministër
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një intervistë në Ora News u shpreh se do shkohet në zgjedhje por pa Edi Ramën kryeministër.
Gjithashtu Bumçi u shpreh se i gjithë izolimi i opozitës dhe përçarja e saj erdhi nga sulmi i Ramës dhe miqve të tij në Amerikë për të shkatërruar opozitën.
Bumçi: Mbledhja e Kryesisë ka lidhje me organizimin e Partisë Demokratike.
Reth 20 degë do përfshihen nga zgjedhjet e kryetarëve dhe janë të rëndësishme sepse janë qytete të rëndësishme të Shqipërisë.
Si pjesë e përgatitjes për zgjedhje të përgjithshme që janë vitin tjetër.
Aksioni në terren i PD përveç parlamentit është edhe aksioni në terren.
Ne do shkojmë drejt zgjedhjeve por pa Edi Ramën kryeministër.
Ka një model në Maqedoni dhe ai model që kryeministri largohet para zgjedhjeve është modeli i vetëm që sjell normalizim.
Maqedonia e arriti këtë kur u largua Gruevski u vendos si rregull për të gjitha qeveritë, prandaj sot ka një kryeministër shqiptar.
Kjo është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.
Forma më e mirë do ishte që të kuptohej se Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me regjim autoritar.
Dhe pati një investim jo të vogël prej 2 vitesh e gjysëm për shkatërrimin e opozitës.
Me gjithë atë sulm që iu bë nga Rama dhe miqtë e tij në Amerikë me McGonnigal.
I gjithë izolimi i opozitës dhe përcarja e saj erdhi nga ky sulm i investimit të regjimit për të shkatërruar opozitën.

