''Pastori dhe 1 Prilli'', Këlliçi: Pastori kandidat vendosi të argëtojë zgjedhësit e tij me fakte alternative ku fshatrat e Tiranës duken si në një film pa zë

''Pastori dhe 1 Prilli'', Këlliçi: Pastori

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Belind Këlliçi në një postim në rrjetet sociale u shpreh se në vigjilje të festës së tij të 1 Prillit, pastori kandidat vendosi të argëtojë zgjedhësit e tij me fakte alternative ku fshatrat e Tiranës duken si në një film pa zë, por me ngjyrën e partisë.

Postimi i Këlliçit:

Pastori dhe 1 Prilli!
Në vigjilje të festës së tij të 1 Prillit, pastori kandidat vendosi të argëtojë zgjedhësit e tij me fakte alternative ku fshatrat e Tiranës duken si në një film pa zë, por me ngjyrën e partisë.

Por cila është e vërteta?!

Është e vërtetë që kandidati pastor jeton në Maknor, por është po kaq e vërtetë që rruga e vetme e shtruar me asgalt është rruga që të çon në shtëpinë e tij.

Rrugët e Pezës, Ndroqit, Vaqarrit nuk kanë as edhe një metër asfalt e jo më ndriçim.

Është e vërtetë që janë ndërtuar 3 shtëpi, por është po aq e vërtetë që 30 të tjerë janë lënë pa shtëpi.

Është akoma më e vërtetë që shkolla gjendet në kushte të mjerueshme dhe numri i nxënësve është tepër i vogël. (Ndoshta kandidatin kjo nuk e shqetëson se fëmijët e tij nuk e frekuentojnë një shkollë fshati).

Po ashtu infrastruktura për ujin e pijshëm dhe vaditës të fermerëve ka ngelur në kohëra mesjetare.

Pa folur për privatizimin dhe tjetërsimin e pronave, presionet politike dhe mashtrimet me dokumentacione, të cilat kanë mbetur mënyra e vetme si pastori patronazhist përpiqet t’u marrë votën banorëve.

Për këto të fundit ndoshta i duhet kujtuar shefi i tij, që momentalisht ndodhet me banim në burgun e Durrësit.
Edhe pastor edhe mashtrues sikur nuk shkon, apo jo?!

EMISIONET