Pas më shumë se 6 orësh, Damian Gjiknuri del nga SPAK: S’kam informacion për mediet

Për më shumë se 6 orë ish ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK.

I pyetur nëse ishte aty për çështjen e incineratorëve, apo për dosjen McGonigal ai u përgjigj se dëshmoi për ngjarje që kanë të bëjnë me detyrën që ka ushtruar

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai nuk pranoi të tregojë për çfarë u pyet, pasi sipas tij “është sekret hetimor”.

Gjiknuri: Nuk kam informacion për mediet. Është sekret hetimor. Është krejt e zakonshme që të japësh deklarime në prokurori për ngjarje për të cilat ke marrë dijeni gjatë ushtrimit të detyrës. Pse këtu i doni përgjigjet!

Një nga dosjet ku edhe është përfolur emri i Gjiknurit është edhe ajo e incineratorëve, ku thuhet se ai ka qëndruar në të njëjtin hotel me Arben Ahmetajn.

EMISIONET