Paralajmëron Maliqi: Do të kemi protesta masive edhe në rrethe deri në formimin e qeverisë teknike

Paralajmëron Maliqi: Do të kemi protesta masive edhe në rrethe

I ftuar në Ora News, Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë tha se Rama është një frikacak që vendos para gardistë kundër opozitës në protesta.

Ai shtoi se do të ketë protesta masive edhe në rrethe dhe se nuk ka më qetësi në këtë shtet derisa të ketë krijimin e qeverisë teknike.

Maliqi: Këta po japin gaz helmues qytetarëve. Jam habitur me ambulancë, me çfarë nuk u hodh, gaz ndaj turmës ku ishim paqësore te selia e Kuvendit. Pa merak se nuk do të digjej Tirana sepse e ka djegur Babloku i Surrelit. Ky frikacak që bën trimin me gardistë dhe banditë, i janë tronditur themelet. Opozita do të vazhdojë aksionin dhe të mos ketë jetë të qetë parlamentare.

Do të kemi protesta masive edhe në rrethe. Nuk ka më qetësi në këtë shtet derisa të kemi krijimin e qeverisë teknike. Pse ky hajdut ordiner që ka blerë gjithë Surrelin, me të shoqen, pse ka frikë nga Berisha dhe e mban në arrest. Pse ka frikë nga Salianji për ta gjunjëzuar sepse i jepte fitoren PD-së në Elbasan. Pse e ka frikë Berishën të zbresë në terren?

EMISIONET