Paloka: Rama i shërben interesave të Vuçiçit, tryezat me opozitën janë vetëm fasadë
Në një lidhje live me studion e Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron në shërbim të interesave politike të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas Palokës, propozimi i përbashkët i Bashkimit Evropian favorizonte ekskluzivisht Vuçiçin, duke i dhënë atij një “fletë lavdërimi” në kohën kur kushti kryesor për Serbinë ishte njohja e Kosovës.
Paloka theksoi gjithashtu se pjesëmarrja e opozitës në tryezat për reformat, si ligji i financimit të partive, është thjesht taktike dhe jo një shenjë bashkëpunimi real me qeverinë.
"Rama nuk njeh marrëveshje dhe synon vetëm eliminimin e opozitës."
Duke folur për zgjedhjet lokale në Tiranë, Paloka sqaroi se opozita do të dalë me “kandidaturën më të mirë”, e cila nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një anëtar i PD-së. Ai shtoi se çdo kandidat nga kampi i Ramës për opozitën është i njëjti.
Ndiqni intervistën e plotë:

