Paloka dyshues: Rikthimi i dosjes “Ahmetaj” mund të jetë bërë për të mbuluar legalizimin në mënyrë ilegale nga PS të kanabisit
Për deputetin demokrat Edi Paloka shpërthimi i skandalit të kërkesës për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt në këtë moment, mund të jetë edhe për të fshehur legalizimin e kanabisit në Shqipëri në mënyrë ilegale në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste.
“Mos u çudisni që rikthimi i kësaj çështjeje mund të jetë bërë edhe për të fshehur legalizimin e kanabisit të Shqipëri në mënhyrë ilegale siç ndodhi dje në Kuvend, ku në kulmin e debatit për Ahmetajn, PS-ja miratoi në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të kuorumit projektligjin e qeverisë.
Po ashtu, çështja Ahmetaj vjen edhe në kulmin e skandaleve që shkaktoi ngjarja e Fushë-Krujës me dorëheqjen e deputetit Rraja.
Pra, rikthimi i skandalit Arben Ahmetaj mund të jetë bërë qëllimisht për të mbuluar një skandal më të madh siç është legalizimi në mënyrë ilegale i kanabisit në vend”, u shpreh ligjvënësi demokrat Edi Paloka në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dhënë për moderatoren Beti Njuma.



