Osmani në Samitin e Diasporës: Mërgata do të ketë mundësinë të votojë edhe në ambasadat e konsullatat ku jetojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e pranishme në ditën e dytë të Samitit për Diasporën që po mbahet në Tiranë.

Ajo fillimisht është shprehur se Tirana është qyteti që mbledh zakonisht shqiptarët kudo ndodhen.

“Jam e nderuar që jam në Tiranë. Në qytetin që na mbledh zakonisht ne shqiptarëve kudo që jemi, aq më tepër në samitin që i dedikohet mërgatës tonë, që vazhdon të jetë në katalizator i ndryshimit pozitiv, kudo që jetojnë” tha fillimisht ajo.

Presidentja e Kosovës shtoi se mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpirtit të palëkundër të kombit tonë.

Osmani nuk la pa përmendur edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për të cilët tha se po diskriminohen dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë me ta.

“Mos harrojmë vëllezërit dhe motrat tona në Preshëve, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët akoma po përballen me diskriminim sistematik dhe spastrim etnik.

Si gjithnjë u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm,. Të gjithë jemi bashkë me ju në mbështetjen e te drejtave të shqiptarëve në këtë 3 vende. Në këtë kauz duhet dhe jemi një” shtoi Presidentja.

Në fund ajo dha edhe lajmin e mirë, se me ndryshimin e ligjeve në Kosovë, tani mërgata do të ketë mundësinë edhe të votojë nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vendet që ata jetojnë.

''Jam e nderuar që jam në Tiranë. Në qytetin që na mbledh zakonisht ne shqiptarëve kudo që jemi, aq më tepër në samitin që i dedikohet mërgatës tonë, që vazhdon të jetë në katalizator i ndryshimit pozitiv, kudo që jetojnë.

Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpirtit të palëkundur të popullit dhe kombit tonë.

Gjatë historisë shqiptarët pa  dëshirën e tyre janë shpërndarë në mbarë globin, por gjithnjë duke mbajtur trashëgiminë tonë të pasur kulturore, traditat dhe identitetit shqiptar.

Shqiptarët kanë lënë gjurmë duke u integruar dhe korrur suksese në shtetet  që emigruan, por gjithnjë duke ruajtur themelet dhe rrënjët e tyre.

Mërgata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në secilin shtet që jeton.

Pavarësisht sfidave me të cilat u përballën, mërgata shqiptare ka mbetur thellësish e lidhur me atdheun. Respekti ndaj traditës bëri që ata asnjëherë të mos ia kthejnë shpinën atdheut duke u bërë urë lidhëse e shteteve tona me botën.

Mos harrojmë vëllezërit dhe motrat tona në Preshëve, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët akoma po përballen me diskriminim sistematik dhe spastrim etnik.

Si gjithnjë u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm,. Të gjithë jemi bashkë me ju në mbështetjen e te drejtave të shqiptarëve në këtë 3 vende. Në këtë kauz duhet dhe jemi një.

Kontributi e ka shndërruar atë në një krah t fortë ekonomik të familjeve dhe shtetit të Kosovës. Falë kontributin të mërgatët, u bë e mundur mbajtja gjallë e institucioneve në një kohë kur vendi rrezikohej nga shfarosja.

Kur lufta në Kosovë mori hov, shumë të rinj e të reja nga mërgata iu bashkuan UCK-së. Në këtë kohë nuk luajti vetëm rol mbështetës, por u bë pjesë e saj.

Jo vetëm individët, ka edhe shoqata që mbledhin shumë shqiptarë që kanë bërë një punë të madhe. Asgjë nuk dëshmon më shumë lidhjen me vendin, se sa arbëreshët tanë.

Mërgata luan rol të rëndësishëm si agjente e ndryshimit dhe avokuese për zhvillim. Imazhi më i miri i Kosovës janë pikërisht mërgata jonë.

Sot kemi shumë arsye të krenohemi si shqiptarë, sepse shumë figura nga vendi janë shndërruar në referenca botërore, nga Dua Lipa te Rita Ora dhe artistë të tjerë  të mëdhenj na kanë bërë krenarë.

Me ligjet e vendosura nga qeveria e Kosovës, mërgata do të ketë mundësinë tanimë të votojë edhe në ambasadat e konsullatat tona aty ku ata jetojnë'', tha Osmani. 

EMISIONET