Ora News mëson arsyen pse Beqaj kërkonte që dëshmia të bëhej me 'Power Point', ja fotot që do shfaqeshin në Komision

Ora News ka zbardhur asyen pse ish ministri Ilir Beqaj kërkonte që dëshmia e tij të bëhej nëpërmjet mënyrës së Power Point.
Sipas burimeve te sigurta, Beqaj së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj kishin përgatitur disa foto të ambienteve ku mbaheshin paisjet kirurgjikale dhe bëhej sterelizmi i tyre.
Këto foto të siguruar nga Ora News sipas Beqaj tregohej koha kur beheshin në mënyrë jo të rregullt prandaj është dashur edhe aplikimi i procesit të sterelizmit.
Mbrojtja e ka konsideruar këtë vendim individual të Kryetares së Komisionit, si një vendim të marrë jo në përputhje me kompetencat e saja, të përcaktuara në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit", të ndryshuar, dhe njëkohësisht si një vendim të marrë në shkelje të kompetencave ekskluzive
të Komisionit si organ kolegjial, në mbrojtje të cënimit të hapur që i eshtë bërë në rastin konkret të drejtave legitime. procedurale të Z. Ilir Beqaj
Këto foto do të shfaqeshin në komision:

