Opozita në protestë/ Himçi: Foltorja është mënyra jonë për t’i rikthyer zërin qytetarëve
Gjatë një interviste në "Ora News", deputeti i PD-së Blendi Himçi sqaroi se iniciativa e “foltores” lindi si reagim ndaj mungesës së hapësirës për debat në Parlament, duke theksuar nevojën për t’i rikthyer qytetarëve zërin e tyre.
" Sigurisht që kjo foltore nisi si moment mbi të cilin palët në Parlament, midis mazhorancës dhe opozitës nuk u gjet hapësira që të të flitej.
Jemi gati në 2 muaj ku hapësira për të folur deputetët ka qenë minimaliste dhe gjithmonë tendenca ka qenë për mbyllje, pa diskutim dhe duke kaluar në procesin e votimit.
Kjo ishte një nga elementët se si të gjenim hapësirën për të khyer atë që quhet Parlamenti i qytetit dhe Parlamenti i Shqipërisë për qytetarët. Pra, për të dëgjuar jo vetëm opinionet por edhe fjalën tonë si deputet, por edhe të vetë qytetarëve për shqetësimet që ata kanë çdo ditë.
Në pamundësi për të ngritur problematikat e tyre sigurisht opozita gjeti këtë gjetje përsa i përket pjesës së foltores.
Ne nuk kemi dashur të përcaktojmë sesa do jetë numri, por ajo që është e rëndësishme është mesazhi që ne përcjellim tek qytetarët", u shpreh Himçi.


