"Opozita kërkon marrëveshje për sistemin zgjedhor"/ Hasimja: "Topi” nga selia blu ka kaluar te aleatët
Rishikimi i sistemit zgjedhor shihet si pika ku partitë e opozitës mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Drejtuesi i Forumit për Dialogun Politik, Ermal Hasimja, thotë se negociatat po vazhdojnë, edhe pse një prej partive të vogla mbetet ende e distancuar.
Megjithatë, në tryezën e bisedimeve nuk mund të diskutohet për zgjedhjet e brendshme në PD.
Përveç negociatave, Hasimja ka edhe një vërejtje për sjelljen në selinë blu.
Pika e parë, ajo e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe kalimi në sistem proporcional kombëtar, është pranuar tashmë nga PD.
Pas kësaj, “topi” nga selia blu ka kaluar te aleatët dhe do të jenë ata që do të vendosin nëse do ta shfrytëzojnë këtë mundësi.


