"Opozita nuk e ka mësuar mësimin e zgjedhjeve"/ Kikia: PS ka shumicën dhe pushteti nuk rrezikohet
Në një intervistë në emisionin "Drejt" në "Ora News”, gazetari Mentor Kikia analizoi strategjinë e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe theksoi fragmentimin e saj brenda dhe jashtë parlamentit.
"Përtej metaforës, kjo nismë besoj që buroi nga një nevojë për të jo thjesht unifikuar, por për të përbashkuar energjitë opozitariste, për shkak se zgjedhjet e 11 majit të 2025-ës, dëshmuan një gjë që forca e opozitës në tërësi është më e madhe se sa ç'përfaqësohet në parlament.
Por, në zgjedhje shumëkush nga aktorët politikë mendonte që Partia Socialiste apo Rama, pasi e prishi njëherë rregullin e dy mandateve e çoi në tre, normalisht nuk do ta çojë në katër, kurrë.
Dhe për këtë arsye kishte ardhur momenti që opozitat të vinin në pushtet.
Dhe secili tani po përpiqej të vinte atë flamurin e bardhë te toka e re që ishte, që pritej të zbulohej.
Rezultati ishte ai që ishte. Dhe shumëkush mendoi që tashmë, partitë opozitare vunë mend nga zgjedhjet për t'u bërë bashkë në aksionin politik ë, brenda në parlament, por mbi të gjitha jashtë parlamentit.
E vërteta rezultoi që partitë nuk kanë vënë mend. Përkundrazi, janë po kaq të ndara sa ç'ishin edhe në zgjedhje, por ndërkohë që në zgjedhje kishin një arsye, pra kishin atë optimizmin që do fitonin se u kishte ardhur radha për të shkuar në pushtet, tashmë dasi nuk nuk e justifikon asnjë lloj arsyeje.
Nuk ka asnjë arsye për të besuar që gjithkush prej atyre, në mënyrë individuale do të shkojë të ngulë shkopin e tij në tryezën e pushtetit. Nuk ka për ta ngulur. Dhe këtë e panë.
Ai pushteti që thoni juve, është kur ka nevojë qoftë edhe një, për një patericë ku të mbahet pak. Ky pushtet është i shëndoshë sa i takon numrit të mandateve në parlament. S'ia ka nevojën askujt. I ka mjaftueshëm votat", u shpreh Kikia.

