Opozita braktis seancën, Korreshi futet në sallë dhe shtanget, Balla e ironizon: Nuk e di akoma ti?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 15:03

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe të braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.
Ndërsa Balla po fliste, deputeti i PD Saimir Korreshi futet në sallë dhe shtanget në një moment kur nuk shikon kolegët në karrige.
Balla i është kthyer me ironi duke i thënë se “është marrë vendimi, nuk e di akoma ti?”

