Olli: Sakrifikimi i Veliajt ishte i parashikuar, një lëvizje e pritshme që forcon opozitën

Olli: Sakrifikimi i Veliajt ishte i parashikuar, një lëvizje e

Analisti Leonard Olli, në një lidhje për “Ora News”, tha se masa e arrestit për kryebashkiakun Veliaj nuk ishte surprizë, pasi kjo lëvizje ishte parashikuar dhe përfundimisht i jep një avantazh politik opozitës.

" Nuk besoj se kanë qenë të papërgatitur sepse që në momentin që kryebashkiaku Veliaj pati një masë ndalese 'arrest me burg' dukej që situata për të nuk do të ishte shumë e favorfshme përsa i takon të drejtës së ushtrimit të mandatit.

Duke patur parasysh që edhe kryeministri Rama por edhe socialistët e kishin lënë të nënkuptohet që në rast se ky proces do të vijonte në kohë, atëherë ata ishin të gatshëm të ndërmerrnin hapin që ndërmorrën. Thënë ndryshe të sakrifikonin Veliajn për të vijuar më tej riorganizimin ose menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, e cila mirë a keq ngelet Bashkia jo thjesht më e madhe por shumë e madhe në Shqipëri dhe është thuajse gjysma e republikës që jetojnë aty.

Pra, nga pikëpamja e menaxhimit të aseteve njerëzore është pothuajse edhe politike është gjysma e mandateve, ose 1/4 e mandateve të zgjedhjeve në rank kombëtar.

Nuk mund të ishte diçka që nuk do të merrej në konsideratë nga zoti Rama edhe Partia Socialiste e nga ana tjetër ky ishte një aksion politik, i cili pavarësisht mënyrës sesi rrodhën ngjarjet në fund është një bonus shumë i madh politik për opozitën.

Nëse opozita nuk do të jetë në gjendje që ta shfrytëzoj këtë moment për të dhënë një mesazh të fuqishëm politik dhe publik, ky do të jetë një problem shumë i madh në vijimësi për opozitën Shqiptare, por nga ana tjetër nuk besoj se ka patur mospërgatitje ose zënie në befasi", u shpreh Olli.

 

EMISIONET