Çollaku: Rama po i bën një favor Melonit me marrëveshjen e emigrantëve, ajo ka zgjedhjet para në Itali
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se marrëveshja e emigrantëve nuk është se u shërben italianëve, pasi edhe Itali ka një debat të madh për këtë çështje.
Çollaku: Këtu nuk është se u shërben italianëve, pasi nuk do të kishte edhe vetë në Itali një debat të madh për këtë çështje. E majta italiane partnere e Ramës filloi procedurat e përjashtimit e PS-së nga Internacionalja socialiste pikërisht për këtë çështje.
Kjo po bëhet për një çështje politike dhe po bëhet një favor ndaj Melonit e cila gjendjet para zgjedhjeve. Një ndër premtimet më të rëndësishme ishte çështje e emigracionit që do ta zgjidhte. Në pamundësi për ta zgjidhur, Rama i bën këtë favor.

