OKB, mbështetje fuqizimit të aksesit dhe digjitalizimit të shërbimeve në drejtësi

OKB, mbështetje fuqizimit të aksesit dhe digjitalizimit të

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Administratori në Detyrë i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Haoliang Xu, u takua me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Takimi u përqendrua në ecurinë e reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve të reja të sistemit gjyqësor në vend.

Xu rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së për fuqizimin e aksesit në drejtësi, veçanërisht për grupet në nevojë, si dhe për transformimin digjital të shërbimeve publike në drejtësi një hap kyç drejt forcimit të transparencës dhe efikasitetit institucional.

UNDP mbetet e përkushtuar të mbështesë ndihmën juridike cilësore dhe të qëndrueshme, si dhe avancimin e reformave që garantojnë drejtësi për të gjithë qytetarët, në përputhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe objektivat e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Gjatë takimit u nënvizua forcimi i partneritetit mes Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara në ndërtimin e një sistemi drejtësie më gjithëpërfshirës, efikas dhe të drejtë për të gjithë.

EMISIONET