Çobani: Rinumërimi nuk solli gjë, por tregoi problemet e mëdha të procesit të votimit në 11 maj

Çobani: Rinumërimi nuk solli gjë, por tregoi problemet e

Përmes një interviste në Ora News, Genc Çobani, gazetar tha se rinumërimi nuk solli ndonjë ndryshim për partitë dhe mandatet, por tregoi problematikat e procesit zgjedhor.

Genc Çobani: Nëse do ta shohim problemin politikisht, nuk dha ndonjë gjë shumë të madhe, përpos ndonjë lëvizjeje të vogël. Kjo nuk e ndryshon balancën dhe peshën e partive në kuvend. Ajo që më shqetëson i votues, është shqetësuese ajo që ka ndodhur pasi kemi parë fenomene shqetësuese. Kemi parë votat që ka marrë dikush në procesverbal dhe votat që janë në kuti. Këtu mendoj se nuk është një gabim njerëzor, por një shtrembërim të vullnetit të votuesit. Kjo për mua përmban një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor.

EMISIONET