“O Rame, ku i ke shokët? 7X7=313” – Basha: U bë kryefjalë e kësaj fushate, pasi është e vërteta më e madhe
Kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha nga studioja e lajmeve në “Ora News”, u shpreh i lumtur që batuta e tij virale drejtuar Edi Ramës “O Rame ku i ke shokët?” është bërë dhe simboli i kësaj fushate, pasi pikërisht kjo është dhe tregues i asaj çfarë është vetë Rama dhe qeveria e tij në këto 12 vite.
“Mendoj se një dorë të mirë na e kanë dhënë dhe qytetarët, të cilët nga të rinjtë e deri tek të moshuarit kanë në gojë “O Rame ku i ke shokët?” dhe “7X7=313”.
E mirë e kësaj është se e vërteta ka depërtuar tek shumica e shqiptarëve.
“O Rame ku i ke shokët?” dhe “7X7=313” është kod konciz për sëmundjen e madhe që ka sot Shqipëria që është korrupsioni.
Qytetarët e thonë sot me dëshirë sepse ka dy aspekte që i bën ata ta përsërisin si të vërtetën më të madhe sot në Shqipëri.
E para, korrupsioni i madh dhe e dyta një ngazëllim dhe një shpresë se drejtësia ka filluar të veprojë.
Nga kjo pikëpamje, z. Rama e nisi si batutën e radhës siç është mësuar në fushatat e tij, por batuta i ngeci në fyt. Por fushata po mbaron, Edi Rama po vonon dhe përgjigja po mungon e “Edi Rama, ku i ke shokët?”, tha Basha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LULZIM BASHËN


