Nuri: Ka filluar fushata e Diasporës, nëse fleta e votimit nuk arrin në Shqipëri deri më 11 maj, quhet e pavlefshme
Juristi Franc Nuri në një intervistë në Ora News u shpreh se nëse një votë nga Diaspora nuk arrin dot në Shqipëri deri në orën 19:00 të datës 11 maj atëherë ajo do quhet e pavlefshme.
Nuri: Jemi në prag të fushatës zgjedhore zyrtare por ka filluar ajo që unë e kam quajtur edhe herë të tjera fushata e Diasporës.
Sepse me datë 11 janar ka nisur regjistrimi zyrtarisht i të gjithë shqiptarëve me banim jashtë vendit, pra me banim në diasporë që të cilët do të zhvillojnë mundësinë e votimit nga jashtë me korrespodencë pra me votë dhe në distancë.
Fleta e votimit do ti shkojë me zarf si rregull në adresën e njoftuar pranë KQZ nga vetë qytetari shqiptar me banim jashtë vendit dhe ai do të ketë mundësinë të votojë disa ditë dhe disa javë madje më përpara datës së zgjedhjeve sepse duhet të ketë parasysh që edhe vota duhet të ketë kohën fizike që të vijë nëpërmjet shërbimit postar në KQZ deri me datë 11 maj.
Nëse një votë nga Diaspora nuk arrin dot në Shqipëri deri në orën 19:00 të datës 11 maj atëherë ajo nuk do të llogaritet, do quhet e pavlefshme.
Është diçka që ne e vlerëojmë të vonuar sepse është një kërkesë e PD prej kohësh tashmë që të ketë një vëmendje të shtuar ndaj krimit zgjedhor.

