Numërohen 161 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca e votave dhe mandateve mes PS dhe PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 02:24
Janë numëruar 161 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në Kukës, Korçë, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Fier.
PS kryeson me vota 54%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 35% vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 4% te votave dhe Shqipëria Bëhet me 3% e vota vjen e katërta.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 2 %, ndërsa Lëvizja Bashkë 1 %.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

