''Nuk ishim të papërgatitur për këto shifra'', Koçi: PS do fitonte edhe sikur të kishte përballë një opozitë më konkuruese

Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se PS edhe nëse do kishte përballë një opozitë më konkuruese, sërish PS do fitonte.

Koçi: Mendoj se duhen parë të dyja anët e medaljes.

E para sigurisht që PS, dhe ajo që quhet qeveria ose mazhoranca e meritoi fitoren.

Unë besoj se edhe sikur të kishim një opozitë më konkurruese sërish do fitonte PS.

Por përmasat mendoj se kanë brenda edhe meritën e opozitës dhe sidomos të simbolit të kësaj opozite që është Sali Berisha.

Nuk ishim të papërgatitur për këto shifra.

Pra ishte një pretendim që do kishte shumë më tepër se sa 74 aktuale e parlamentit që është akoma në fuqi deri në shtator.

Por sigurisht mund të ishte 78 ose 79. Unë e pata thënë që do ishte një shifër që do kishte 8-ën përpara por sigurisht 83 është një numër i madh.

Por mendoj se kjo nuk ndryshon shumë.

Dmth mund të ketë lehtësi teknike grupi parlamentar në menaxhimin e Kuvendit, në kuptimin e formimit të shumicave në çdo seancë plenare.

Nga pikëpamja politike nuk ndryshon shumë, pra është pak a shumë e njëjta gjë.

EMISIONET