“Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, Vasili për deklaratën e Vuçiç: Po sfidon hapur dhe pa skrupuj Evropën

“Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, Vasili për

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili e ka quajtur Serbinë si të ‘sëmurën pa shërim të Ballkanit”, teksa shkruan se Vuçiç po sfidon hapur dhe pa skrupuj Evropën.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur.

“Serbia e sëmura pa shërim e Ballkanit! Po keta europianet Vucicin Pro Putin e kane perballe ç’kerkojne nga Albin Kurti!

“Të gjithë mundohen të më japin mësime morali për gjithçka dhe të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Këtu jam unë, i cili ende ka njëfarë ndikimi në vendimmarrje në institucionet e Serbisë, ende nuk jam për këtë”.

Mesimet, moralin dhe sanksionet ndaj Putinit Europa i ka vendosur. Pra Vucic sfidon hapur dhe pa skrupuj Europen. Po çfare pretendime kane keta europianet ndaj nje euroatlantisti te vendosur si Albin Kurti.

Neqoftese ndihen te pafuqishem e te dobet ndaj Vucicit dhe tangos se tij me Mosken s’mundet kurrsesi shkarkojne dobesine e tyre dhe te anatemojne Albin Kurtin, qe eshte partneri natyral i tyre dhe qe sheh vetem nga perendimi.

Boll më me kete loje kuder Kosoves, qe e demton Ballkanin dhe euroatlantizmin per hir te mbeshtetjes pa rezultat te te semures se ballkanit qe eshte vetem e vetem Serbia e Vucicit.”, shprehet Petrit Vasili.

EMISIONET