“Nuk e dorëzojmë pluralizmin”, Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj u shpreh para mediave se opozita nuk do të dorëzojë pluralizmin dhe të drejtat e fituara në dhjetor të vitit 1990.

Pas tensioneve të krijuara në Parlament vetëm pak momente më parë, Gjekmarkaj tha se ditën e hënë, në 7 tetor, shqiptarët do të jenë në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë.

Nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë e fituara në dhjetor 1990. Nuk e dorëzojmë pluralizmin, nuk e pranojmë planin ogurzi të shpërbërjes së opozitës. Salianji i bëri një shërbim publik vendit duke denoncuar narkotrafikun, Nuk bëjmë asnjë koncesion me standardet që kemi fituar. Ditën e hënë do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë”, u shpreh ai.

EMISIONET