"Nuk do ta ftoja më në emision", Zeka kujton kapjen e veshit të Fevzos nga Rama: Varemi nga klikimet
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në "Ora e Betit" deklaron se media e ka humbur rëndësinë e saj sakohë është e varur nga klikimet.
Si shembull ai solli raportin e kryeministrit Rama me gazetarin Blendi Fevziu.
Zeka: Sikur një kryeministër të kishte kapur për veshi një moderator në studio siç e ka kapur për veshi Blendi Fevziun kryeministri Rama jo që për jetë nuk do ta ftoja atë politikan në emisionin tim por sikur të varet jeta ime…Është kundër çdo morali, çdo etike. Nuk kanë nevojë politikanët të kenë një medium sepse i kanë të gjithë mediumet. Ne jemi shndërruar në emisione që bëjmë luftë për klikime. Vjen Edi Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet. Kush të klikon, një populll që është shoqëri e Big Brother, një popull që zbraz rrugët e Tiranës për të shikuar Big Brother.

