Noka: Rama i kërkon Veliajt të japë dorëheqjen, kryebashkiaku i thotë më nxirr nga burgu!
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se Edi Rama i ka çuar sot Veliajt fjalë në burg që të japë dorëheqjen, por ai nuk pranon pa dalë nga qelia.
Noka: Rama i ka çuar sot Veliajt fjalë në burg. Pasi e burgosi vetë për rrobat e gruas, jo për inceneratorin. Pasi e burgosi i thotë jep dorëheqjen që të fus në zgjedhje Tiranën me gjithë këto bashkitë që u ka futur deputetë kryetarët. Po vazhdon që t’i bëjë presion në burg Veliajt.
Veliaj i thotë “jo”, më nxirr nga burgu që të jap dorëheqjen. Teorikisht Rama mund ta shkarkojë, por Veliaj thotë në burg “karma” sepse do të kthehet. Kjo tregon se Rama të burgos dhe të nxjerr nga burgu. Merre pastaj Task-Forcën e SPAK-ut dhe pi lëngun se drejtësia është në duart e Ramës.

