Noka akuza të forta: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës së ''5D-së'' u emëruan me telefonatë nga burgu

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në një fjalim në parlament, bëri një deklaratë të fortë.

Ai tha drejtorët që zëvendësuan ata të aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu.

Noka theksoi se të emëruarit e rinj janë të afërm të drejtorëve të arrestuar.

“Veliaj e shantazhoi Edi Ramën.

Ai i tha Ramës se sa ke përgjegjësi ti për ish zv kryeministrin, aq kam unë për vartësit në bashki.

Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

5D është korrupsion i pashembullt.

Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Parlamenti duhet të ziente.

Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje.

Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme.

Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre.

Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu.

Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu.

A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit.

Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë.

Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, u shpreh Noka.

EMISIONET