"Një njeri goditet e vritet por kauza s'vdes kurrë", Berisha: Rama nxorri një kriminel në rrugë

Kreu i PD-së Sali Berisha në forumin e FRPD-së deklaroi se asgjë nuk i ndalon për të realziuar qëllimet e tyre.

Ai nuk la pa përmendur as sulmit që u bë ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit nga Gert Shehu që sipas tij është një kriminel i nxjerrë nga Edi Rama.

"Sot, si 40 vjet më parë, në pushtet është një klikë që urren liritë tuaja. Një njeri që ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze, të shtypjes dhe plaçkitjes së votës. Që përdor paratë dhe taksat e prindërve tuaj për të vjedhur votat.

Të rinjtë ikin dhe largohen sikur ky vend të ishte i mallkuar, por ky vend është i bekuar. Por ne do t’ia dalim, ne do i dalim zot Shqipërisë jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues dhe mafie të saj.

Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona, Edi Rama, ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan, por një njeri mund të gjuhet, dhe vritet, por kauza nuk vdes kurrë more mjeran!

Ne do ta faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se lirinë s’ta japim kurrë. Ata që kanë luftuar pushtues në histori, i kanë luftuar me moton "Ja vdekje ja liri", ne do ta luftojmë me moton "Jetën e japim votën nuk ta falim!" Mjerë ti që ke prek votën tonë.

Ju mbaroni Kuvendin, partia mbyll primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me të gjithë potencialin tonë me këtë armik, përbindësh që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët. Unë kam besim të madh se secili prej jush e ka shumë të qartë”, tha Berisha.

Ndërkohë kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, akuzoi Erion Veliajn për vjedhje të njëpasnjëshme duke shtuar se kryeqyteti do të shpëtojë shumë shpejt prej tij.

Këlliçi: Të vetmen Qendër Rinore që ka pasur Tirana Erion Veliaj vetëm para pak muajsh e dha për leje ndërtimi dhe po ndërtohet një kullë.

Të rinjtë e FRPD përkujtuan revoltën e të rinjve 32 vite më parë që ashtu si sot kërkonin një Shqipëri si gjithë Europa.

EMISIONET