Një Klotildë - Një anëtar i Gjykatës së Lartë, sa për dy Veliaj?

Një Klotildë - Një anëtar i Gjykatës së

Jetojmë në kohën kur drejtësia fillon dhe mbaron para se të bëhet publike dhe para medias. Në një kohë kur ish-anëtarë të legjislativit, që sipas pretendimeve kanë vepruar në mënyrë të paligjshme në bashkëpunim me ekzekutivin, vazhdojnë ende të jenë pjesë e diskutimeve publike.

Ky është rasti i ish-deputetes dhe ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve, znj. Klotilda Bushka (Ferhati).

Ora News ka publikuar dhe denoncuar me foto takime të Klotilda Bushkës me një anëtar të Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe. Ai është profesor në parim dhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

Një Klotildë - Një anëtar i Gjykatës së

Pyetja që ngrihet është: cila ishte arsyeja që Bushka, e pandehur në çështjen ndaj Erion Veliajt, të kishte nevojë për një takim informal me një anëtar të Gjykatës së Lartë si z. Pupe?

Kolegjet e Bashkuara veprojnë me tërësinë e gjyqtarëve, përfshirë edhe gjyqtarin Ervin Pupe. Në këtë kuptim, çdo çështje shqyrtohet në bazë të procedurës dhe praktikës ekzistuese, pa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale apo në interpretimin e tij.

Pyetja që mbetet është nëse pas kësaj qasjeje, mes Klotilda Bushkës dhe një anëtari të Gjykatës së Lartë, mund të ketë pasur një plan apo ndikim të mundshëm në proces.

A u takua e pandehura Klotilda Bushka me një anëtar të Gjykatës së Lartë? Sipas publikimeve, po. A mund të ndodhte një takim i tillë? Kjo mbetet pjesë e debatit publik.

Në fund, mbetet e hapur dilema se pse një e pandehur në çështjen “Veliaj”, si Klotilda Bushka, do të takohej me një anëtar të Gjykatës së Lartë, i cili në mënyrë procedurale mund të ketë rol në shqyrtimin e çështjes.

EMISIONET