Nisma për shkarkimin e Begajt, deputeti i PS, Erjo Mile: Opozita kërkon të bëjë pis Presidencën

Deputeti i PS, Erjo Mile në një intervistë në Ora Neës u shpreh se nisma për shkarkimin e presidentit Begaj nuk është e nevojshme në këto momente dhe se opozita kërkon të bëjë pis presidencën.

Mile: Nuk e di nëse ka ngelur ndonjë institucion që opozita nuk ka ngritur kërkesë për shkarkim krerësh, për zhbërje të institucioneve.

Unë besoj që shumë shpejt opozita shqiptare do të paraqitet edhe me një kërkesë për shkarkimin e zotit Pilinci.

Vetëm kjo ka ngelur.

Vetë shkarkimi i Presidentit nuk ka asnjë mbështetje.

Në fund të ditës është gjykata Kushtetuese ajo që interpreton nëse ka shkelje të Kushtetutës apo jo, nuk mund të jetë një forcë politike.

Edhe kjo nisëm është në kuadër të gjithë veprimtarisë që ka marrë opozita shqiptare.

Një nisëm komplet destruktive për të shkatërruar çdo proces të ecurisë së vendit, duke u përpjekur që të godasë dhe të bëjë pis çdo institucion.

Kjo nuk është absolutisht e nevojshme në këtë lloj momenti.


  

EMISIONET