Nis "Foltorja" e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga vajza e tij dhe deputetët demokratë
Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë ka pak momente që ka nisur, ku deputetja Albana Vokshi mori fjalën e parë.
Ajo theksoi se PD dhe kreu i saj, Sali Berisha, kanë gjetur mbështetje nga aktorët ndërkombëtarë.
Vokshi shtoi se propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk mund të fshehin më realitetin, duke përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me takimet e PD-së me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Sakaq kreu i kësaj force politike, Berisha ka mbërritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit i shoqëruar nga deputetët e Partisë.
Në protestë u pa gjithashtu edhe vajza e tij, Argita Malltezi, e cila nuk nguroi të takonte protestuesit.

