Nga prezantimi i identitetit digjital tek takimet në Londër e Berlin, Rama publikon FOTO-ALBUMIN e javës

Nga prezantimi i identitetit digjital tek takimet në Londër e Berlin,

Aktivitetet kryesore të javës u përcollën përmes fotove nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. 

Kryeministri Edi Rama ishte të hënën në aktivitetin e prezantimit të Identitetit Digjital që u zhvillua në Tiranë. Rama shprehu besimin te fuqia e inovacionit për të krijuar një bazë solide për të imagjinuar transformime në çdo sektor. 

Rama ishte i pranishëm në hapjen e konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.

Kryeministri theksoi se Komisioni i Venecias ka kontribut historik për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, Reformën në Drejtësi.

Mesjava e gjeti Kryeministrin Rama në Londër ku mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Berlinit. Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.

Gjatë qëndrimit në Londër, Kryeministri Rama mori  pjesë ne  panelin Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku foli mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.

Gjithashtu  Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Ky forum ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Kryeministri ishte i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rama deklaroi nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte.

EMISIONET