Nga OSBE-ja në krye të Ministrisë së Jashtme, Igli Hasani, njeriu që do të zërë vendin e Olta Xhaçkës

Igli Hasani do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të zëvendësojë Olta Xhaçkën.
Ndryshimet i bëri publike kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Por, kush është Igli Hasani?
Ai ka qenë Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.
Ky pozicion është më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Ndërsa më herët ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë.
Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e rradhës së OSBE-së.


