Nga biseda me Baren, te lajmi që mori i pari/ Ish-ministri i Jashtëm tregon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është rikthyer pas në kohë teksa ka kujtuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të anëtarësimit të NATO-s.

Në konferencën “Shqipëria 15 vjet në NATO-Kërcënime të Sigurisë në Ballkan”, Mustafaj kujtoi rolin dhe kontributin e Besnik Bares në këtë proces, ndërsa tregoi se ishte njohur i pari me lajmin që do të ishte presidenti Bush ai që do të njoftonte se Shqipëria do të pranohej në NATO.

“Është një episod që lidhet me Besnik Baren, që deri në 2015 kishte qenë zëvendësministër i mbrojtës.

Një ditë më merr në telefon Fatmir Mediu dhe më kërkoi që të rrinte për të drejtuar sekretariatin për mbrojtjen e Europës Juglindore, strukturë kalimtare dhe e rëndësishme për të përgatitur Europën Juglindore për plotësimin e standardeve në NATO.

Ministri Mbrojtjes më kërkoi që të bëja këtë bisedë personale që Besniku të pranonte që në këtë periudhë të gjatë, ta drejtonte ai. Në ditën e Shën Valentit, Condoleezza Rice zhvilloi një takim.

Për mua ishte një lloj nënvizimi që nuk e kisha vënë re.

Kam qenë i pari që i është thënë diçka e tillë; në udhëtimin që do të bënte pas 5 muajsh presidenti Bush, do të shpallte këtë lajm që Shqipëria do të ishte anëtare e NATO-s. Sot është një moment që të kujtojmë se si kemi punuar bashkë.”, tha ai.

EMISIONET