Në hetim për çështjen Veliaj, biznesmeni Bektashi mbërrin në GJKKO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 08:48
Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO për verifikimin e masës detyrim paraqitjeje caktuar ndaj tij në çështjen e Erion Veliajt.
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa i pandehur është marrë edhe në dosjen e aferës Partizani.
