Në 11 shkurt protestë, Bogdani: Të largojmë Ramën, të shporrim 'Ali Babën' me 40 hajdutë

Gerti Bogdani në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me protestën që do të organizohet nga ana e opozitës në datë 11 shkurt.

Bogdani thotë se "njerëzit kanë mundësi ose ti hypin gomones e të ikin siç bëjnë me qindra të rinj shqiptarë ose të dalin të protestojnë që kjo qeveri ti thërrasë mendjes dhe ky kryeministër të largohet".

Sipas tij këtë protestë qytetarët po e kërkojnë prej kohësh.

Gerti Bogdani: Është një protestë që qytetarët e kërkojnë prej kohësh për çdo arrogancë të mundshme dhe çdo sjellje të qeverisë. Jam i bindur që do të ketë qytetarë pafund në 11 shkurt. Nuk besoj se qytetarët janë në atë pikë që të rrinë me mijëra për ditë në bulevard për largimin e Ramës. Nga ky moment mund të rritet orteku i protestës. Pra njerëzit kanë mundësi ose ti hypin gomones e të ikin siç bëjnë me qindra të rinj shqiptarë ose të dalin të protestojnë që kjo qeveri ti thërrasë mendjes dhe ky kryeministër të largohet.

"Po kërkojmë të heqim Edi Ramën dhe të largojmë Edi Ramën. Së bashku me Edi Ramës gjithë shpurën tjetër, Ali Babën me 40 hajdutët, sepse ka treguar se është ndër njerëzit më të korruptuar dhe më arrogant të vendit se çdo njeri rrotull tij ose korruptohet ose korrupton.", tha Bogdani.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET