Ndryshimi i Kodit, Bylykbashi: Duhet të kthehen koalicionet parazgjedhore, listat e hapura…

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij për gazetarët jashtë sallës së seancave plenare u shpreh se duhet të kthehen koalicionet parazgjedhore. Ai u shpreh se sistemi me listat e hapura ka mundësuar rrotacion politik.

"Zgjedhësi të ketë të drejtë të zgjedhë partinë brenda koalicionit që do të votojë.

Sistem funksional deri në 2020. Koalicioni me listën e përbërë, me listë të hapur ka prodhuar mundësinë të dimë kush janë partitë dhe ka mundësuar rrotacion politik", theksoi ndër të tjera ligjvënësi Oerd Bylykbashi.

EMISIONET