Ndoka: Janë shumë akuza që rëndojnë mbi Erion Veliajn, ishte i paevitueshëm arrestimi i tij

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se janë shumë akuza që rëndojnë mbi Erion Veliajn dhe se përballja e kryebashkiakut me drejtësinë ishte e paevitueshme.

Ndoka: Padiskutim që kjo nuk mund të ndodhte ndryshe.

Ishte shtyrje në kohë, ishte e paevitueshme një gjë e tillë.

Janë shumë akuza që rëndojnë mbi ish kryetarin e bashkisë Tiranë,  Erion Veliajn.

Janë akuza të bëra në mënyrë institucionale edhe nga opozita, por edhe hetime të gjithëanshme.

Në fund të fundit janë pesë zyrtarë, vartës të Erion Veliajn që sot janë përballë drejtësisë.

Ishte e pakuptimtë që të vazhdonte kjo situatë.

Unë mendoj që SPAK është çliruar nga Sorosi dhe ka një liri institucionale, pra e ka fituar pavarësinë.

Ka qenë një rrjet i ndërkombëtarëve që ishin futur në strukturën e tyre me atë hapësirë që iu dha atyre edhe nga politika shqiptare.

Këto e keqpërdorën SPAK-un për fatin e keq.

Ne gjithmonë menduan që ishte SHBA në mes por rezultoi që ishte një organizatë shumë e rrezikshme siç është Sorosi.

EMISIONET